Lladrovci i pergjigjet Krasniqit: “Nuk po rehatohet”, kërkon “kime në vo”

I pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në “Facebook” i ka dhënë përgjigje Besnik Krasniqit.

Ky është postimi i plotë:

Përgjigje për Besnik Krasniqin

Komuna e Drenasit, ka njerëz të ditur, ka njerëz të mirë, besa edhe trima. E kemi dëshmuar. Por kemi “intelektual” që shesin moral pa shembull personal.

Ka kohë që gazetari Besnik Krasniqi “nuk po rehatohet”, kërkon “kime në vo”, me qasje pesimiste, qasje negative për komunën dhe qasje cinike e “futkotiste” në fb.

Besnik Krasniqi, po merret me “punë të mëdha”, moti! Ja një përgjigje, modeste:

Besnik, sipas edukatës së vet sillet e vepron secili qytetar, besoj se njihemi më shumë se që thuhet në fb. Lidhur me çështjen që shtron, ligjet ekzistojnë, për të rregulluar ato çështje që kuptohen e nënkuptohen, prandaj, edhe hedhja e bërllogut vend e pa vend, është sanksionuar.

Pas heqjes së gati 100 deponive ilegale, kemi furinizuar jo vetëm fshatrat e lagjet me kontejnerë, por edhe shtëpitë. Mjerisht, as kjo nuk po ndihmon dhe ambienti po dëmtohet, siç e thonë edhe fotot.

Kemi ndërmarrë veprime për informimin dhe pengimin e hedhjes së mbeturinave, por ende kemi rezultate modeste.

Te pishat, jo vetëm që kemi hequr bërllog me kamionë, por ne kemi shuar edhe zjarre, sepse qytetarët e pandershëm, kanë ndezur grill dhe ka pasur zjarre. Aq më keq, fundjavat përfundojnë me mbeturina nga njerëzit e “kulturuar”.

Gjithsesi, jemi duke menduar që të sanksionojmë qytetarët që ndotin ambinetin, me masa më radikale, sepse, nuk do ta lejojmë këtë mjerim. Ka mundësi që do ta bëjmë atje hyrjen me pagesë, për pastrimin shtesë të këtyre ambienteve që ndoten, nga qytetarët e pandershëm.

Sa për për “tema të mëdha”, bën konstatim shumë qesharak, si do artistë të komunës tonë pa rrole.

Kaq.

P.S. Nuk është turp të kujdesesh për ambientin si shumë qytetarë të mirë e të ndershëm të komunës tonë, sa bën fotografi e “shet mend”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë