Reagon ish-deputeti i PDK-së, demanton lajmin se po merr pagë nga Kuvendi

Sot në media u shkrua se 120 deputetë të legjislaturës së fundit, po vazhdojnë të marrin pagë, ani pse Kuvendi i Kosovës nuk është funksional.

Por, ish-deputeti nga radhët e PDK-së, Fatmir Xhelili ka dëmtuar këtë, duke thënë se ai personalisht nuk po merr pagë nga Kuvendi.

“Tani porsa e lexova një lajm të paverifikuar dhe të përgjithësuar kinse 120 ish-deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, po vazhdojnë ti marrin pagat nga buzheti i shtetit. Unë deklarohem publikisht se nuk jam duke vazhduar t’a marr pagën nga Kuvendi”, ka shkruar Xhelili, përcjellë Indeksonline.

Ai tutje ka thënë se kjo mund të verifikohet lehtë në sektorin për financa të Kuvendit.

“Jam deklaruar se nuk ka arsye juridike që të vazhdoj të marr më tej pagën nga institucioni më i rrespektuar i shtetit tonë! Këtë demantim të lajmit jo të vërtet po e bëjë për shkak të besimit të cilin qytetarët e kanë tek unë dhe me qëllim që mediat të fillojnë të jenë më të kujdesshme, pasiqë ndokend lajmi jo i vërtet e lëndon!”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë