Aksident trafiku ndërmjet tri veturave në Drenas

Viktimat u dërguan në QKUK

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Poklek të Drenasit.

Sipas policisë rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:15. “Ka ndodhur aksident trafiku në mes tri veturave civile.

Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore kanë marr dy meshkuj dhe dy femra që të gjithë K-Shqiptar”, ka njoftuar policia.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.

Rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë