Kryetari Lladrovci pret në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj me të cilin edhe kanë ndarë certifikatat për mësimdhënësit të cilët kanë ndjekur seminarin në fushën e arsimit të përkrahur nga Sllovenia.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj për mbështetjen e ofruar në fushën e arsimit në shkollat e Komunës së Drenasit dhe ka ftuar që të vazhdojnë bashkëpunimin për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie. Kryetari Lladrovci po ashtu ka njoftuar ambasadorin Bertoncelj për të arriturat në arsim, shëndetësi, infrastrukturë e fusha të tjera në Komunën e Drenasit.

Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe ka shtuar se bashkëpunimi me Komunën e Drenasit do të vazhdoj edhe ne të ardhmen për të mbështetur arsimin. Bertoncelj ka përgëzuar kryetarin Lladrovci për të arriturat që ka bërë në Drenas për këto dy vite dhe ka thënë se është model i një qeverisje në Kosovë e rajon.

Kryetari Lladrovci se bashku me ambasadorin Bertoncelj, në Sallën e Kuvendit të Komunës kanë ndarë edhe certifikatat për mësimdhënësit që kanë ndjekur seminarin dy ditorë Trajnimi i mësimdhënësve në programin për të drejtat e fëmijëve “Të drejtat tona” i cili është mbajtur muajin e kaluar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë