Kompania ‘NewCo Ferronikel’ fton qytetarët në debat publik

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis,Neni 20, pika 2 dhe 4, Kompania “NewCo Ferronikeli Complex” L.L.C në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizojnë debat publik në Drenas.
Ky debat publik është thirrur për të diskutuar lidhur me Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për zgjerimin e deponisë së skories në hapësirat e minierës së Çikatovës- zona “Dushkaja 1”, Drenas.
Përmes këtij njoftimi, ftohet publiku i interesuar se më datën 08.11.2019, duke filluar nga ora 11:00, në hapësirat e objektit të administratës së kompanisë “NewCo Ferronikeli Complex” rruga “Besim Mala” Nr. 227 Komuna e Drenasit, do të organizohet debati publik që është bashkëpunim në mes të kompanisë Ferronikel dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).
Pjesëmarrja e juaj në këtë debat, ndihmon në implementimin e këtij projekti të rëndësishëm për mjedisin.