Kadri Veseli e merr mbështetjen e degëve të PDK-së për të mbetur në opozitë

Pak ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, u takua me kryetarët e degëve dhe shtabeve zgjedhore të partisë të cilën ai udhëheq.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, u bë e ditur se Veseli ka diskutuar me ta për procesin e zgjedhjeve, derisa ka pranuar para tyre se do të qëndrojnë në opozitë.

Tutje, thuhet se u dakorduan se PDK-ja do të jetë opozitë e fuqishme, derisa shkruhet se do të vazhdojnë reformat e brendshme në parti.

PDK-ja e udhëhequr nga Kadri Veseli doli si parti e tretë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme. /Express/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë