Komuna e Drenasit shënon muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Tetori, në të gjithë botën njihet si muaj i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Në këtë muaj bëhet fushatë ndërkombëtare në mënyrë që të rritet vëmendja për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin dhe kujdesin për shëndetin e gjirit të gratë dhe vajzat në gjithë botën.

Edhe në Komunën e Drenasit, në bashkëpunim me Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, sot është mbajtur një sesion informues lidhur me kancerin e gjirit.

Në sallën e Kuvendit Komunal, në ora 11:00, stafi i Zyrës për Barazi Gjinore bashkë me QPDG-në dhe shoqërinë civile kanë marrë pjesë në këtë sesion, ku radiologu, doktor Shkelzen Gashi, nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Drenas, ka informuar në hollësi lidhur me zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe rëndësinë e shëndetit lidhur me këtë sëmundje.

Për çdo vit, fushata e kancerit të gjirit fillon më 1 tetor dhe përfundon më 31 tetor.

Në vitin 1993, Fondacioni i kërkimeve mbi kancerin, themeloi fjongon rozë si simbol të kancerit të gjirit.

Që nga atëherë, fjongoja rozë u bё simboli ndërkombëtar i ndërgjegjësimit ndaj kancerit tё gjirit dhe i mbështetjes sё personave që vuajnë nga kjo sëmundje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë