“KV Gryka” shpallet kampion

Edhe një sukses i ka përcjell sportistet e Drenasit së fundi. Klubi i Volejbollit “KV Gryka” është shpallur kampion i Superligës B në Kosovë, duke mposhtur në ndeshjen e fundit klubin “KV Vushtrria”.

Ata nga viti i ardhshëm garat do t’i zhvillojnë në ligen elitare të volejbollit, dhe ky është një sukses tjetër i jashtëzakonshëm i klubeve sportive nga Drenasi.

Ky është njoftimi në faqen zyrtare te kluvbit:

“KV Gryka – KAMPION i Superliges B

Të dashur tifoz dhe përkrahes të KV Grykes, sot u zhvillua ndeshja e radhes ndërmjet KV Grykes dhe KV Vushtrrisë, KV Gryka me lojen e saj të shkelqyer arriti ta mposhtë Vushtrrinë me fitore bindëse prej 3:2 me seta. KV Gryka me këtë fitore arriti ta përmbyll ketë etapë me 5 fitore radhazi pa asnjë humbje duke arritur kështu me plotë meritë edhe trofeun e shumëpritur KAMPION në Superligen B të Federata e Volejbollit e Kosovës.

URIME KAMPIONA

GRYKA KAMPION

#WearetheCHAMPION, #KVGryka”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë