Bëhen homazhe dhe përkujtohet 20-vjetori i rënies së Asllan Fazliut

Sot në përkujtim të 20-vjetorit të rënies heroike të Asllan Fazliut kryetari Lladrovci, nënkryetari Sylaj, drejtorë të drejtorive, Labinot Halilaj Kryesues i Kuvendit Komunal në Drenas dhe bashkëpunëtorë e asambleistë tjerë bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë ku pushon trupi i heroit të kombit, Asllan Fazliu.

Pas homazheve, kryetari Lladrovci dhe bashkëpunëtorë tjerë morën pjesë në akademinë e organizuar nën kujdesin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në fjalën e tij Kryetari Lladrovci ka vlerësuar veprën e dëshmorit Fazliu gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së dhe vetëmohimin, trimërinë dhe guximin e treguar deri në vdekje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë