Lladrovci: Lojtarët tanë nuk janë bash për stërvitje

Kryetari i komunës sëDrenasit, Ramiz Lladrovci, mik i shumë futbollistëve dhe përkrahës i flaktë i kombëtares së Kosovës, ka komentuar ndeshjen e futbollit Kosovë- Danimarkë.

Ai ka thënë se “i erdhi radha edhe superfuqisë së futbollit, Danimarkës të përballet me luanët tanë.

Shkrimi i plotë i Lladrovci:

“Kur do të luajnë me Kosovën në futboll besoj tashmë duhet të mendohen kombëtaret tjera se çka flasin. I erdhi radha edhe superfuqisë së futbollit, Danimarkës të përballet me luanët tanë, dhe ta shohin dhe binden se stadiumi dhe lojtarët tanë nuk janë bash për stërvitje.

Besimi ynë ndaj djemve tanë në futboll, ka qenë pa rezervë, sepse, ne e dimë se jemi kampion, do të jemi edhe ne ashtu siç e parashikuan disa media ndërkombëtare, superfuqi e re e futbollit, për rajon po se po.

Krenar me juve djem të përfaqësueses së Kosovës, me këtë lojë, ju shkruat një histori të paharrueshme për të gjithë neve! Faleminderit Amir Rrahmani e Bersant Celina!”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë