Challandes flet për listën, po vjen dikush i ri

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në një intervistë për Indeksonline, ka konfirmuar që tashmë e ka gati listën finale për ndeshjet me Danimarkën dhe Bullgarinë. Ai ka folur edhe për risitë që do të jenë në grumbullim.

“Kam qenë në Austri për ta vëzhguar nga afër qendër mbrojtësin e Salzburgut, Albert Vallçi. Ai është gati për të luajtur por nuk ka ende pasaportë dhe ky është problem politik dhe jo sportiv.

Sa i përket listës, ajo është gati. Unë ja kam dërguar menaxherit të kombëtares, Bajram Shala dhe së shpejti do të publikohet.

Bersant Celina është në listë, poashtu edhe Bernard Berisha. Do të presim si do të jetë gjendja e futbollistëve pas ndeshjeve të fundjavës dhe shpresojmë që të mos ketë lëndime” deklaroi Challandes.

Futbollistët do të grumbullohen zyrtarisht në Prishtinë të hënën, kur edhe do të zhvillojnë stërvitjen e parë. Kosova do të luaj kundër Danimarkës në miqësore me 21 mars ndërsa me 25 mars luan kundër Bullgarisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë