Feronikeli sigurt ndaj Gjilanit, vazhdon marshin drejt titullit

Feronikeli ka siguruar fitore 3-0, në ndeshjen e xhiros së 22-të, të IPKO Superligës, të zhvilluar ndaj Gjilanit.

Skuadra vendase ishte më e mirë gjatë gjithë takimit, duke shënuar dy gola në pjesën e parë.

Të dyja golat erdhën nga sulmuesi ynë, Kastriot Rexha, i cili së pari tundi rrjetën e Gjilanit në minutën e 24-të, e më pas për të dyfishuar epërsinë në minutën e 38-të.

Futbollistët shkuan në pushim, me epërsinë 2-0 të Feronikelit.

Gjatë pjesës së dytë u shënua edhe një gol tjetër. Mevlan Zeka realizoi për 3-0, duke i dhënë “vulën” kësaj paraqitje të mirë të skuadrës, në minutën e 85-të.

Feronikeli tani ka 52-pikë dhe vazhdon të jetë lider i IPKO Superligës së Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë