Lladrovci uron malësorët e bashkuar për fitoren në Tuz

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas publikimit të rezultateve preliminare se Forumi Shqiptar ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet lokale, për komunën e Tuzit, ka theksuar se “Malësia e Bashkuar, e fitoi betejën demokratike, duke rishkruar historinë e lidhur me traditën e bashkimit”.

Lladrovci ka shkruar se fitorja i dedikohet unitetit të brendshëm, diasporës së fuqishme malësore, e cila u rikthye në shtëpi, me secilën votë, për të rikonfirmuar se Tuzi ishte, është dhe mbetet komunë shqiptare.

Urimi i plotë i Lladrovcit në fb:

“Urime, gëzuar fitorja malësorë të Malësisë!

Sot, Malësia e Bashkuar, e fitoi betejën demokratike, duke rishkruar historinë e lidhur me traditën e bashkimit.

Nga sot, Malësia e Madhe, do të qeveriset nga njerëz që e duan Malësinë e zhvilluar, Tuzin me kushtet që i meriton, në shekullin 21.

Kjo fitore, i dedikohet unitetit të brendshëm, diasporës së fuqishme malësore, e cila u rikthye në shtëpi, me secilën votë, për të rikonfirmuar se Tuzi ishte, është dhe mbetet komunë shqiptare, ashtu siç ishte ndër shekuj me shqiptarë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë