Vajza nga Drenasi e abuzuar seksualisht merret në pyetje tri ditë rresht nga Prokuroria

Rasti i abuzimit të vajzës nga Drenasi, ngriti reagime të shumta të zyrtarëve politikë dhe shoqërisë civile.

Së fundmi, prokuroria ka njoftuar opinionin se në proces të hetimeve është intervistuar edhe vetë avokati Gazmend Halilaj, i cili e kishte bërë këtë rast publik.

Nga gjetja e provave gjatë hetimeve, është dyshuar se edhe Halilaj ka abuzuar me vajzën, ndërsa këto pretendime i kishte hedhur poshtë avokati i cili kishte thënë që si do që të jetë, do të presë që drejtësia ta thotë fjalën e fundit.

Nëna e vajzës së mitur nga Drenasi, në një prononcim për Ballkani.info ka thënë se vajza është duke u ftuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë tash e tri ditë.

“Vajza nuk ka dalur nga shtëpia që nga publikimi i rastit dhe po ka probleme me gjumë. Edhe ditën e sotme, diku nga ora 9 e mëngjesit ka shkuar në prokurori. Ata kanë ardhë ta marrin për tri ditë rradhazi”, ka thënë nëna e vajzës.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar edhe Kryeprokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

“Është e vërtetë që vajza është duke u intervistuar për të tretën ditë me radhë në prokurori. Intervistimi nuk ka të bëjë vetëm me avokatin por me hetimet e prokurorisë në përgjithësi. Intervistimi i vajzës ka mbaruar ditën e sotme”, ka thënë Beka.

Kujtojmë se për rastin në Drenas ishte thirrur edhe seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e opozitës për të diskutuar rreth përgjegjësisë institucionale rreth rastit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë