Sqarim për biletat e ndeshjes me Llapin

Ndeshja e Feronikelit ndaj Llapit zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, të dielën, me fillim prej orës 13:00.

Për të gjithë tifozët e antarsuar në KF Feronikeli, hyrja do të jetë pa pagesë. Kurse të gjithë ata që nuk janë të antarsuar dhe duan të antarsohën, mund ta bëjnë këtë deri të dielën, para orës 12:00.

Për shikuesit tjerë, hyrja do të jetë me pagesë, me çmimin e zakonshëm.

Ju faleminderit për mirëkuptim, me respekt Feronikeli!

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të “Tigrave”

Të dielen nga ora 13:00 zhvillonë ndeshjen klubi jone i zemres KF Feronikeli kunder llapit.

E diela është ditë vikendi prandaj të gjitha rruget na qojnë për ne stadion për ti përkrhaur djelmoshat tanë.
Andaj ne si tifozeri ju bëjmë thirrje të gjithe antarve tanë dhe qytetarve të Drenasit që të bashkohen në grupin tonë në tribunen perendimore që ti përkrahum djelmoshat tanë të cilet kanë nevojë për ne më shumë se kurrë.

TIGRAT takohen tek sheshi “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” nga ora 12:00 ku dhe nga aty nisemi për në stadion.
Hyrja për qdo tifoz të Feronikelit është falas. Do të shprendahen shallat , duksat dhe begjat për qdo antar të grupit tonë ata të cilet ëndë nuk janë antarsuar mund të antarsohen deri të dielen.

Arsye për munges nuk ka!!
Mos mungo eja dhe ti këndo me ne për klubin e qytetit sepse nuk është marre!!

I madh i vogel n’stadion për NIKLIN KAMPION?
ForcaFERONIKEL⚪️?

TGZ ?

SHPRENDAJE…

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë