Kushtet e rënda në shkollë, rrezikohen fëmijët në Llapushnik

Objekti ku do duhej të ishin duke vijuar mësimet nxënësit e shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Llapushnik të Drenasit ka katër vjet që ka filluar të ndërtohet e nuk është ende gati.

Për këtë nxënësit detyrohen që të vazhdojnë mësimin në shkollën e vjetër, në kushte aspak të mira për të mbajtur mësimin.

Objekti i vjetruar që po shfrytëzohet tash e sa vite si shkollë, ka mungesë te higjienës, të hapësirës si dhe të mjeteve shkollore.

Nxënësit po shprehën të pakënaqur me klasat ku mësojnë dhe kanë shpresuar që shkolla nuk do vononte kaq shumë të ndërtohej.

Gjendja e shkollës ku mësojnë fëmijët e tyre po i shqetëson edhe prindërit.

Madje ka nga ata që janë detyruar t’ua ndërrojnë shkollën fëmijëve.

E dikush që i ka fëmijët ende në këtë shkollë thotë se ka pasur raste kur fëmijët janë sëmurë në shkollë.

Prindërit fajësojnë kompaninë ndërtuese që po neglizhon punimet dhe kërkojnë më shumë përgjegjësi nga institucionet.

E kompania “Stublla” që ka fituar tenderin për të ndërtuar shkollën, arsyetohet se dy vitet e para nuk kanë pasur buxhet të mjaftueshëm ndërkaq planifikojnë se për dy muaj të përfundojë ndërtimin e shkollës.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë