Drenori: Jo dy litra, por mbi 700 litra antifriz janë vjedhur!

Komuna e Drenasit dje përmes një postimi në faqen zyrtare tha se deklarata e ish-asamblistit Xhavit Drenori në lidhje me hyrjen ilegale në SHFMU ‘Rilindja’ në Dobroshec, ka ndodhur para mandatit të kryetarit aktual Ramiz Lladrovci.

Në sqarimin e tyre, kërkuan nga organët e drejtësisë të trajtojnë rastin e dy litrave antifriz të kontraktuara nga ish drejtori i DKA-së.

Ndaj këtij postimi ka reaguar Drenori duke thënë se nuk bëhet fjalë për dy litra antifriz por për 1700 litra që sipas tij janë kontraktuar me tender falco.

“Nuk bëhet fjalë për dy litra antifriz, por për 1700 litra të kontraktuara me tender fallc dhe të paguara nga komuna e jonë, me çmim jashtë çdo limiti të normales, nga e cila sasi mbi 700 litra llogariten të vjedhura”, ka thënë Drenori.

Më poshtë, reagimi i plotë i tij pa ndërhyrje të redaksisë:

“Sqarimi për opinionin” i dërguar tek Ju, dje dt. 21.02.2019, nga komuna e Drenasit, lidhur me rastin e pastër korruptiv (i dëshmuar me vendim të gjykatës) ishte tendencioz dhe me shumë të pa vërteta.

Nuk bëhet fjalë për dy litra antifriz, por për 1700 litra të kontraktuara me tender fallc dhe të paguara nga komuna e jonë, me çmim jashtë çdo limiti të normales, nga e cila sasi mbi 700 litra llogariten të vjedhura.

Në këtë link e gjeni sqarimin tim për opinion rreth këtij rasti, të dhënë në vitin 2017. Ky rast është trajtuar nga organet e drejtësisë në vitin 2018 dhe ka vendim denues për ish drejtorin e DKA-së në Drenas,:

Ndërsa në linkun tjetër, e gjeni njoftimin për vendimin e gjykatës për të njëtin rast:

Fatkeqësisht Prokurori i rastit ka hyrë në negociata me ish drejtorin e DKA-së për pranim të fajit dhe për çudi në padi nuk i kishte përfshirë të gjitha shkeljet në këtë rast, si : Vjedhje në sasi, vjedhje në cilësi të antifrizit, fallsifikim i nënshkrimeve, tenderim farsë (meqë antifrizi ishte vendosur “blerë” pa procedura te rregullta tenderimi). Tenderi ishte shpallur një vit më vonë, për ta mbuluar me letra hajninë.

Për njohrinë e Juaj:
Ish drejtori i DKA-së, i denuar (pranim të fajësisë në këtë rast), ishte aktivisht i angazhuar në fushatën e z. Lladrovci në vitin 2016 dhe më pas kishte vazhduar të i shërbej në të njëjten pozitë, pra drejtor i DKA-së kryetarit LLadrovci për një kohë të caktuar.
Unë nuk kam hyrë më dhunë në shkollë, por si njeri normal dhe kam marrë dy mostra nga radiator dhe këtë veprim e kam pasqyruar me fotografi në të njëten ditë në opinion (për hir të transparencës).

Tash një pyetje publike për kryetarin e komunës së Drenasit, z. Lladrovci në lidhje më këtë rast:

1. Përse nuk u distancuat nga ish drejtori i DKA-së për veprimin korruptiv (vendim gjykate), por e kaluat në heshtje?

2. Përse nuk kërkuat që, mbështetur në bazën ligjore,  kompensim të dëmit në rastin korruptiv nga ish drejtori që ju shërbeu edhe Juve (jo vetëm për vota, por edhe në qeverisjen lokale, si drejtor i DKA-së? , dhe

3. Nga rreth 2000 mirënjohjet që i shpërndatë personave të ndryshëm në komunën tonë (pa kurrfarë rregulloreje komunale që do përcaktonte kriteret), përse nuk me dhatë edhe mua një të  tillë, duke e ditur që inicimi, mbarëvajta deri te vendimi përfundimtar i gjykatës ishte angazhim i pa shoq i imi dhe ekipës sime për këtë rast korruptiv?

Për këtë çështje dhe raste tjera korruptive në komunën e Drenasit jam në dispozicion për debat publik.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë