Rrahje në PDK, Kadri Veseli shkarkon disa persona

Procesi zgjedhor brenda PDK-së, po shkon drejt përfundimit. Por, ato që s po marrin fund janë telashet në subjektin që udhëhiqet nga Kadri Veseli.

Së fundi telashe ka pasur në fshatin Dobratin të Podujevës.

Burime të T7 brenda Partisë Demokratike të Kosovës, kanë treguar se aty ka ndodhur një incident që ka shkuar deri në përleshje fizike.

Ngjarja ka ndodhur në Shkollën e fshatit me 9 shkurt.

Ndërkohë, deri tek incidenit ka ardhur pasi që në garë për kryetar të nëndegës së këtij fshati kanë qenë dy kandidatë.

T7 mëson se njëri nga pretendentët është i afërm i ish deputetit të PDK-së, Naim Fethau.

Por, që ai dhe disa persona të tjerë të afërm të Fetahut, nuk kanë dashur të lejojnë që të ketë kundër kandidat në këtë proces zgjedhor.

E zhvillimin e procesit me vetëm një kandidat nuk kanë lejuar anëtarë te e PDK-së, që janë dërguar nga Prishtina.

Për të mos lejuar zgjedhje me vetëm një kandidat, Betim Gjoshi, Çlirim Haziri e Trim Syla u larguan nga vendi ku po mbahej procesi zgjedhor.

Largimi i tyre ka nxitur nxitur tensione, dhe për këtë arsye procesi zgjedhor është ndërprerë.

Ndërkohë, pas kësaj Betim Gjoshi, Çlirim Haziri e Trim Syla kanë dal në oborr të shkollë ndërsa burime të T7 kanë bërë me dije se që të tre janë sulmuar fizikisht, nga persona të afërm të Naim Fetahut.

Pavarësisht kësaj kjo ngjarje rasti nuk është raportuar fare në Polici.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë së Podujevës, Antigona Citaku.

Këtë incident e ka mohuar edhe Betim Gjoshi.

Nuk është e vërtetë që ka ndodh ndonjë incident në zgjedhjet e PDK-së i vetmi rast që ka ndodh ka qenë në Studenicë por, që nuk ka pas të bëjë me procesin zgjedhor.

Për këtë rast T7 ka kontaktuar edhe Naim Fetahun.

Edhe ky e ka mohuar që të ketë pas rrahje në fshatin Dobratin të Podujevës.

“Jo nuk ka pas incident, nuk e di për çfarë incidenti bëhet fjalë po nuk ka pas incident. Mund të ketë keqkuptim por nuk ka pas kurgjo ”

Naim Fetahu, deri para pak ditësh ka qenë këshilltar i kryetarit të kuvendit Kadri Veseli.

Por, incident duket se e ka bë fort nervoz kreun e PDK-së.

Për këtë arsye T7 mëson se Kadri Veseli edhe e ka shkarkuar nga pozita e këshilltarit Naim Fetahun.

E për këtë çështje nuk ka dashur të komentojë vetë Fetahu.

Kur është pyetur për këtë gjë, Fetahu ka thënë se është i zënë.

Pos kësaj T7 mëson se Veseli ka shkarkuar edhe një pjesë të Komisionit Zgjedhor të PDK-së në Podujevë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë