Kryetari Lladrovci bënë homazhe tek varri i Heroit të Kosovës, Shaban Polluzha

Me rastin e përkujtimit të 74-vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Shaban Polluzha, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga nënkryetari Gani Sylaj dhe bashkëpunëtorët e tij në prani të pasardhësve të Shaban Polluzhës, ka bërë homazhe tek varri i tij në fshatin Polluzhë të Drenasit dhe me këtë rast ka vendosur buqetë lulesh.

Shaban Polluzha lindi në Polluzhë të Drenasit më 1871. Mbiemrin e mori sipas fshatit të lindjes, ndërsa i përket fisit Kastrati. U rrit dhe u edukua në një familje me traditë kombëtare, e njohur edhe për zgjidhjen e konflikteve ndërfamiljare e ndërnjerëzore. Ishte edhe kryetar i Këshillit Pajtues në Drenicë.

Shaban Polluzha ra heroikisht më 21 shkurt të vitit 1945, pas një lufte të ashpër në kullat e Hasan Sylës në Tërstenik kundër divizioneve të shumta ushtarake të Serbisë. Ai mbetet njëri ndër kolosët e historisë sonë kombëtare bashkë me një pjesë të luftëtarëve të tij dhe me trimin e njohur, Mehmet Gradica.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë