Komuna e Drenasit jep një sqarim për deklaratat e Drenorit

Komuna e Drenasit ka sqaruar opinionin se deklarata e Xhavit Drenori, dhënë më datën 20 shkurt 2019 në T7, në lidhje me hyrjen ilegale në SHFMU “Rilindja” në Dobroshec, ka ngjarë para mandatit të kryetarit aktual të komunës së Drenasit.

“Kërkojmë nga organet e ndjekjes dhe ato të drejtësisë, ta trajtojnë rastin, pavarësisht vlerës së kontestuar (dy litrave antifriz) apo qëllimin e marrjes së materialit sipas vlerës së cekur.

Hyrja pa leje apo hyrjes ilegale në shkollë (nëpërmjet dritares) duke përdorur forcën për të hyrë brenda objektit të shkollës, duhet cilësuar konform ligjeve në fuqi.

Njëkohësisht, shprehim habi që ky rast është mbyllur duke mos u proceduar tutje nga ana e organeve përgjegjëse” thuhet në njoftimin e Komunës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë