Njoftim për qytetarët e Drenasit

Komuna e Drenasit në bashkëpunim më KRM “Pastrimi”, dega në Drenas, njofton qytetarët e lagjes Çikatovë e Re, se në ditën e nesërme (21.02.2019) do të behët shpërndarja e shportave 240L, të cilat do të shërbejnë për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme, letër-karton, plastike dhe alumin.

Komuna dhe kompania “Pastrimi” është duke vazhduar punën e saj në zgjerim të projektit “Zbatimi i skemës së ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim” i cili është i mbështetur nga organizata gjermane GIZ-sms dhe organizata joqeveritare Green Art Center-Prishtina.

Fillimisht në lagjen Çikatovë e Re, do të behët shpërndarja e shportave në një pjesë dhe pastaj në muajt në vazhdim, në pjesën e mbetur të lagjes do të behët plotësimi i saj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë