Instituti Albanologjik i Kosovës dhuron libra për Shkollën e Mesme Profesionale në Drenas

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj i shoqëruar nga Drejtori i Arsimit, Tafil Halilaj dhe drejtori i SHMP “Fehmi Lladrovci”, Lulzim Nika, kanë pritur në takim drejtorin e Institutit Albanologjik të Kosovës, Hysen Matoshi i cili ka dhuruar mbi 300 tituj të librave për shkollën profesionale të Drenasit.

Nënkryetari Syla, ka falënderuar drejtorin e Instituti Albanologjik të Kosovës, Hysen Matoshi për dhurimin e këtyre librave dhe ka vlerësuar se investimi në pasurimin e bibliotekave të shkollave me ekzemplar librash, ka një rendësi të veçantë për nxënësit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë