Walker: E admiroj qëndrimin e Haradinajt për taksën

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se sa herë që vjen në Kosovë e gjen gjithmonë një temë që është aktuale dhe që ndan opinionin në dysh.

“Herën e fundit kishte të bëjë me çështjen e shënjimit të kufirit me Malin e Zi por tani nuk kam dëgjuar për këtë temë asgjë”.

“100 % të bisedave këtë herë kanë të bëjnë me taksën për mallrat që hynë nga Serbia”.

Diplomati amerikan në një intervistë në Klan Kosova ka thënë se edhe nëse marrëveshja finale me Serbinë nuk arrihet tani kjo nuk i ndryshon marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“E kam lexuar një artikull në shtypin amerikan që thotë se Ambasada Amerikane e ka dhënë një deklaratë që kjo mund të ndryshojë marrëdhëniet tona, mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“Shpresoj që kjo nuk është realiteti. Nëse marrëveshja nuk arrihet nesër me një tekst të tanishëm nuk mendoj se është fundi i procesit”.

“Nuk mendoj se një gjë e tillë do të ndikonte në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Kur ka folur për taksën 100 % ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, William Walker ka thënë se e adhuron qëndrimin e Ramush Haradinajt.

“Kur më shtrojnë pyetjen për taksën 100%, e kuptoj se ishte e rëndësishme për kryeministrin tuaj [Ramush Haradinaj]”.

“Për dikë që nuk e di fare përse është vendosur kjo taksë duket goxha ekstravagante dhe e lartë por sa e kuptoj unë pse Ramush Haradinaj e ka vënë këtë taksë, përse ka thënë cilat janë kushtet që ai ta tërheqë taksën mendoj se nevoja që Serbia ta njohë Kosovën është shumë i rëndësishëm dhe që asnjë marrëveshje për paqe pa atë çështje të jetë plotësisht solide dhe konkrete nuk ka asnjë vlerë, as sa letra në të cilën shkruhet”.

“Prandaj e admiroj Ramushin [Haradinaj] që e ka marrë këtë qëndrim që e ka marrë”.

“Mendoj se nëse e mban këtë qëndrim nuk mendoj se do të ketë probleme të menjëhershme me BE-në dhe hisedarët e tjerë, pra palët e tjera të interesit”.

“Mund të ketë një efekt të momentit në Ambasadën Amerikane ose Britanike”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë