Vuçiq thotë se nuk do t’i mbrojnë vrasësit e vëllezërve Bytyqi

Kongresmenët amerikanë në një takim me Mynih me presidentin serb, Aleksander Vuciqi i kanë kërkuar arrestimin dhe ekstradimin e Goran Radosavlejviq, të njohur si ish-udhëheqës policor në Kosovë.

Në lidhje më këtë, Vuciq tha se vrasja e vëllezërve Bytyqi është një krim i rëndë dhe se autoritetet serbe janë duke punuar në hetimin e rastit.

 “Nëse dikush ka prova, ne do të veprojmë. Ne nuk do të mbrojmë këdo që ka kryer krimin. Është përgjegjësia ime t’u përgjigjem njerëzve. Në dy raste ata e përmendën rastin, dhe e pyeta nëse kishin prova – të cilat nuk i mora”, tha ai, shkruan B92, transmeton Indeksonline.

Për Radosavljeviq Indeksonline kishte raportuar ekskluzivisht, përkatësisht të kaluarën kriminale të tij.

 Ai ishte në krye të ekspeditave serbe kundër familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, udhëhoqi kriminelët serbë në masakrën e Reçakut dhe disa vite radhazi akuzohej nga amerikanët si urdhërdhënës për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë