Lladrovci: Lavdi e përjetshme, Hamëz Shaban Jasharit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci kam pasur fatin të njoh dhe t’i ketë miq, shumë nga ideatorët e çlirimit të vendit tonë dhe historisë tonë të re.

Ndër ta, pas Komandantit legjendar Adem Jasharit, ishte Hamza shtyllë e fuqishme e dinjitetit kombëtar, i cili kishte vizion të qartë se nga shkonte çlirimi dhe liria jonë.

“Sot, në ditëlindjen e Hamëz Jasharit, me respekt të thellë dhe krenari, kujtoj çdo deklaratë të tij, çdo këshillë dhe urdhër, duke u zotuar se rruga e tij dhe Jasharajve, është amanet për neve, për vepra të mira, në rrugën e zbatimit të ligjit dhe mirëqenies së qytetarëve tanë. Lavdi e përjetshme, Hamëz Shaban Jashari!”, ka shkruar Lladrovci në profilin e tij në Facebook.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë