Arrestohet hajni duke vjedhur në Komoran

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka arrestuar një person në Komoran të Drenasit, pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke vjedhur në një shtëpi.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielen rreth orës 21:00, transmeton DrenicaOnline.

Të dyshuarit gjatë kontrollimit iu ka gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancave të dyshuara narkotike.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë