Lladrovci uron shqiptarët për 11 vjetorin e Pavarësisë!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar qytetaret me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Sipas Lladrovcit, në të gjitha komplekset e varrezave të dëshmorëve të komunës tonë, pranë varreve të dëshmorëve, kemi shprehur nderim, dhe kemi vendosur kurora me lule, si dhe pranë shtatores së heroit dhe heroinës, Fehmi e Xhevë Lladrovci.

Statusi i plotë i Lladrovcit:

Sot, ashtu si në çdo përvjetor, kujtojmë me nderim, heronjtë, dëshmorët dhe martirët, si dhe të gjithë kontribuuesit për lirinë dhe çlirimin e Republikës së Kosovës.

Në të gjitha komplekset e varrezave të dëshmorëve të komunës tonë, pranë varreve të dëshmorëve, kemi shprehur nderim, dhe kemi vendosur kurora me lule, si dhe pranë shtatores së heroit dhe heroinës, Fehmi e Xhevë Lladrovci.

Po ashtu, kemi bërë nderime në Kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz, në shenjë mirënjohjeje të përjetshme për Komandantin tonë legjendar Adem Jasharin dhe anëtarët tjerë të Familjes Jashari.

Urime 11 vjetori i Pavarësisë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë