Liderët e shtetit bëjnë homazhe në Prekaz për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kabinetin qeveritar kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Të gjithë liderët e shtetit kanë vendosur lule tek varri i ish-komandatit të Ushtrisë Çliritmare të Kosovës (UÇK), Adem Jasharit.

Pas homazheve në një prononcim për media, Thaçi është shprehur se është falënderuar ndaj familjesd Jashari për kontributin e dhënë për lirin e Kosovës.

“Sot jemi zë bashku me kryeministrin Haradinaj dhe kryetarin e Skenderajt zotëri Jasharin dhe gjithë anëtarët e Qeverisë së Kosovës për të bërë nderimet shtetërore komandantit, legjendarit dhe bashkëluftëtarit tonë, Adem Jasharit dhe familjes së tij për skarificen sbulime që bazamet i të ardhmes së Kosovës”, ka thënë Thaçi para gazetarëve.

Ndërsa Haradinaj shkurt vetëm ka uruar qytetarët për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë