Hajnat e thyejnë kishën në Llapushnik dhe tri shtëpi

Vjedhje të njëpasnjëshme kanë ndodhur në fshatin Llapushnik gjatë orëve të vona të mbrëmjes së kaluar, përfshi dhe kishën katolike, “Shën Abrahami”, e cila është thyer dhe plaçkitur.

KosovaPress ka qëndruar në vendngjarje ku shihen të kenë dalur njësitet përkatëse policore për të bërë hetimet e rastit në kishën e Llapushnikut.

Ata kanë thënë se dëmet nuk shihen të jenë të mëdha, dhe se plaçkitja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit së shtunës.

Përveç grabitjes së kishës, gjatë ditës së djeshme, tre shtëpi të këtij fshati janë plaçkitur, ku kryesisht janë vjedhur kafshë.

Ata jashtë kamerës kanë thënë se vjedhje ka pasur dhe më herët, mirëpo tash janë vjedhur vetëm disa lopë.

“Mua më janë vjedhë një lopë, bashkë me dy viça”, tha njëri ndër banorët, ndërsa disa shtëpi më tutje, po ashtu i janë vjedhur dy lopë”, tha një banor.

Ndërsa, pak momente më parë, njëri prej banorëve të lagjes Sopi, Ismet Sopi ka shkruar në facebook duke e quajtur këtë akt si vandal dhe barbar. “Është thyer dhe plaçkitur Kisha Shën Abrahami në Llapushnik. Këto janë fotot e para nga vendi i ngjarjes, kurse të tjerat do të paraqiten pas ekzaminimit policor. Në lagje janë plaçkitur edhe disa shtëpi. Hetimi detaj policor do ndriçojë nëse është thjeshtë një plaçkitje ordinere apo fshihet diçka më tepër rreth kësaj ngjarjeje të shëmtuar”, ka thënë ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë