Drenica ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror që nga 10 janari dhe synimi kryesor i skuadrës nga Skenderaj, është mbetja në elitë e futbollit kosovar dhe kështu të vazhdojnë traditën që asnjëherë pasluftës të mos bien në Ligën e Parë.
Optimizmi është i madhe te kryetrajneri, Fadil Rama dhe futbollistët, të cilët të premten ishin duke u përgatitur në Drenas në fushën me bari artificial, e cila ofron kushte më të mira për përgatitje.
Ndiqeni kronikën e Tribuna Channel me deklaratat e kryetrajnerit, Fadil Rama, futbollistëve, Dugagjin Gashi, Kreshnik Lushtaku, Adnan Haxha, Kreshnik Nebihu, Taulant Dajaku dhe Granit Arifaj.