Skuadra kosovare rikthehet në stërvitje në ambient të hapur (Foto)
Skuadra e Super Ligës së Kosovës, Feronikeli është rikthyer në stërvitje në ambient të hapur.
Edhe pse bora dhe moti i ftohët po mbretëron në Ballkan, ekipi nga Drenasi ka arritur që t’i bëjë kushtet për një stërvitje të mirë.
Kampioni i sezonit të kaluar pritet që më 29 janar të nisët në Turqi për fazat tjera të përgatitjes për gjysmë-sezonin e mbetur.