Mot i ftohtë në pesë ditët e ardhshme në Kosovë
Nga dita e hënë deri të enjten, temperaturat do të lëvizin ndërmjet -2 deri në -4 gradë Celsius, kurse nga dita e enjte e tutje këto masa të ftohta do të jenë më të përqendruara duke krijuar kushte që temperaturat të ulen dukshëm në dy vlerat ekstremale ( minimalet dhe maksimalet).
Të hënën dhe të enjten do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta.
Temperaturat minimale në pjesën e dyte te javës parashihen të ulen deri -9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.
Presioni atmosferik vazhdon te mbetet i lartë, mbi vlerat e normales.
Do te fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtesi 1-5m/s.