LDK në Drenas: Xhavit Gruda i takonte një brezi të shquar patriotesh

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Drenas, Bedri Nika ka ngushëlluar familjen Gruda për vdekjen e familjarit të tyre, Xhavitit, i cili ishte aktivist i hershëm i LDK-së, transmeton DrenicaOnline.

“Xhavit Gruda i takonte një brezi të shquar patriotesh që tërë angazhimin e tyre jetësor e kishin në shërbim LDK-së dhe të shoqërisë dhe shtetit të Kosovës”, ka thënë Nika.

Postimi i plotë:

Më pikëllim të thellë, mora lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të mikut tonë dhe aktivistit shume vjeçar të LDK-së Xhavit Gruda.
Xhavit Gruda i takonte një brezi të shquar patriotesh që tërë angazhimin e tyre jetësor e kishin në shërbim LDK-së dhe të shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.
Ai la gjurmë të pashlyeshme ne Luften per Liri Pavarsi dhe Demokraci qe nga vitet e 90 e shumë brezave studentësh, ishte po ashtu aktiv edhe në jetën politike duke shërbyer edhe si anëtar i kryesis se LDK-se në Drenas.
Xhavitin do ta përkujtojmë gjithmonë si njeri të urtë dhe intelektual që i dha shumë LDK dhe Kosovës.
Në emrin tim dhe të LDK-së, në Drenas i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë