Ra nga Kalaja e Prizrenit, vdes 71-vjeçari nga rrethi i Malishevës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën afër mureve të Kalasë së qytetit.

Viktima është Mehmet Krasniqi, rreth 71-vjeçar nga Malisheva.

Sipas dëshmitarit, ai kishte dëgjuar një rënkim nga drejtimi i kalasë dhe më pas kishte parë një person të varur në hekurat rrethues, i cili në një moment ishte rrëzuar në tokë, transmeton Sinjali.

Raportimin e Sinjalit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor

“Më datën 09.09.2025, rreth orës 11:11, policia ka pranuar një informacion përmes telefonit se një person ishte rrëzuar nga Kështjella e Prizrenit. Menjëherë në drejtim të vendngjarjes janë nisur patrulla policore dhe autoambulanca. Në vendngjarje, patrulla policore ka konstatuar se bëhej fjalë për personin me inicialet M.K. (1954), i lindur në Llashkadrenoc, Malishevë, me vendbanim në Prizren. Sipas ekipit mjekësor të urgjencës, viktima ishte pa shenja jete”.

“Për momentin, nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rënia e personit në fjalë. Policia, në konsultim me prokurorin, ka iniciuar rastin “Hetim i vdekjes” dhe është duke mbledhur informacione me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.”, thuhet në konfirmim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë