PDK vazhdoi aktivitetet në Llapushnik e Arllat
Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka vazhduar takimet me qytetarë nëpër fshatrat e komunës.
Në Llapushnik, bashkë me kandidatët për Kuvend Komunal, Valentina Leku-Gashi dhe Agron Thaqi, ai ndau vizionin e tij duke theksuar se PDK po bëhet çdo ditë forca e besimit dhe ndryshimit.
Ndërkohë, ai vizitoi edhe Arllatin, ku së bashku me kandidaten Tringa Bujupi, u pritën nga banorët. Hajdari tha se mesazhi i qytetarëve është i qartë – Arllati, ashtu si gjithë Drenasi, është i vendosur për fitoren e PDK-së.
“PDK e ka në qendër qytetarin dhe rrugëton bashkë me të. Sepse vetëm bashkë do ta bëjmë Drenasin më mirë”, shtoi kandidati për kryetar.







