Nisma Socialdemokrate prezanton bartësin e listës në Drenas, Liman Krasniqin

Nisma Socialdemokrate – Dega në Drenas ka prezantuar bartësin e listës për zgjedhjet komunale, arkitektin Liman Krasniqi nga Komorani, një personalitet i respektuar me profil profesional dhe integritet të lartë shoqëror.

Krasniqi, me profesion arkitekt, e ka ndërtuar përvojën e tij mbi parimet e vizionit, planifikimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Kombinimi i aftësive profesionale me përkushtimin qytetar e bëjnë atë një kandidat që reflekton qartësi, përgjegjësi dhe vizion afatgjatë për komunën e Drenasit.

Angazhimi i tij politik lidhet ngushtë me vlerat e socialdemokracisë, duke vënë në qendër njeriun, barazinë dhe mirëqenien e përbashkët. Si bartës i listës së Nismës, Krasniqi përfaqëson gjeneratën e profesionistëve që synojnë t’i japin Drenasit një drejtim të ri – me zhvillim urban të planifikuar, qasje inovative dhe shërbime më cilësore për qytetarët.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë