Turniri i Bajramit/ Tersteniku vendin e parë, Dobrosheci të dytin…

Përfundoi Turniri në futboll të vogël organizuar nga Departamenti i të Rinjëve të KBI-Drenas.

Të dielen, më 10.07.2022, Departamenti i të Rinjëve të KBID për nder të Festës së Bajramit te Kurbanit organizoi turnir në Fut-sall, me të rinjët e Xhamive të KBI- Drenas.

Në këtë Turnir morën pjesë 12 ekipe.

Pas zhvillimit të ndeshjeve në një atmosferë shumë vëllazërore, vendi i parë i takoi ekipit të Xhamisë Terstenik, ndërsa vendi i dytë ekipit të Xhamisë Dritan (Dobroshec). Ndërsa lojtari dhe golashënuesi më i mirë në këtë turnir u shpall Ehat Gjoka nga Tersteniku. Ndërsa portieri më i mirë u shpall Leotrim Dervishi. Poashtu mirënjohje ju dha edhe referit të super ligës në Fut-sall, Visar Hoxha.

Organizatorët e këtij turniri kishin paraparë edhe shpërblime për dy vendet e para.
Shpërblimet ishin si në vijim:
Vendi i parë: Medalje të arta, Kupa e turneut dhe 200€.
Vendi i dytë: Medalje të argjendta dhe 50€.
Lojtari më i mirë: Mirënjohje.
Portieri më i mirë: Mirënjohje.

Turniri u mbajtë në fushën Hasi në Drenas dhe filloi në ora 10:00, dhe përfundoi në ora 15:30. Ndeshjet i referoi Visar Hoxha – Profesor i Edukatës fizike.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë