Tre persona të lënduar nga aksidenti i rëndë në Gllarevë të Klinës

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës, në magjistralen Pejë–Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa lajmin për DrenicaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Gllarevë, në magjistralen Pejë–Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime”, ka deklaruar Gashi për DrenicaOnline.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rrethanave të aksidentit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë