Dorezohet në stacionin e Policisë në Drenas i dyshuari, së bashku me armën
Policia e Kosovës ka publikuar raport shtesë lidhur me rastin e lëndimit trupor dhe armëmbajtjes pa leje të ndodhur në rrugën ‘Antigona Fazliu’ në Drenas, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas policisë, më 11.12.2025, në stacionin policor është paraqitur i dyshuari, mashkull kosovar, i cili ka dorëzuar një pistoletë me tre fishekë, për të cilën dyshohet se është përdorur në rastin e ndodhur më 13.10.2025 rreth orës 19:00.
I dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./DrenicaOnline/

