Skënderaj, arrestohen dy persona pasi i kanosën rojet e pyllit

Dy të dyshuar janë arrestuar në Skënderaj, pasi dje dyshohet se i kanë kanosur rojet e pyllit,  i cili  i kishte kapur në flagrancë të njëjtit duke prerë dru në pronë shtetërore.

Në njoftimin e policisë thuhet se në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Skenderaj 30.01.2022 – 07:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kanosur rojet e pyllit, i cili  i kishte kapur në flagrancë të njëjtit duke prerë dru në pronë shtetërore. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt” njofton policia.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë