Izet Ibrahimi për vdekjen e Besimit: Qanim e qeshnim së bashku, ishte plot jetë…do të na mungojë

Ish kryetari i Komunës së Drenasit, Izet Ibrahimi ka njoftuar se varrimi i Besimit, i cili humbi jetën tragjikisht të premtën, do të bëhet sot në orën 16:00 tek varrezat e fshatit Zabel i Ult, shkruan DrenicaOnline.

Ai ka thënë se Besimi do të na mungojë, por ne përherë do t’a kujtojmë atë me përulësi dhe rrespekt!

Njoftimi i plotë:

Me pikëllim të thellë po ndaj me ju lajmin e vdekjes së Besimit, një burri zemërgjerë e i dashur nga të gjithë! Për mua Besimi ishte shok, e shumë më shumë. Qanim e qeshnim së bashku. Ishte plot jetë dhe kudo rrezatonte energjia e tij. Tash iku dhe la një boshllëk të madh në mesin tonë!
Besimi do të na mungojë, por ne përherë do t’a kujtojmë atë me përulësi dhe rrespekt!
Të dashur shokë, humbja për ne është e madhe andaj ju presim sot në orën 16:00 tek varrezat e fshatit Zabel i Ultë, për t’i dhënë Besimit lamtumirën e fundit!

Mos qoftë asnjëherë i harruar!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë