Policia: 55 vjeçari nga Zabeli i Ulët vdiq pasi thithi tymin e shkaktuar nga një nxemëse elektrike

Rreth orës 14:00 është raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në fshatin Zabel i Ulët të komunës së Drenasit.

Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 55 vjec.

Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se viktima ka humbur jetën si rezultat i thithjes së tymit të shkaktuar nga një nxemëse elektrike.

Megjithë dyshimet e ngitura policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutim e mjekësisë ligjore për obduksion.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë