Formohet Iniciativa Qytetare “Zgjimi” në Drenas (Foto)

Pasditen e së shtunës, në Drenas, disa aktivistë të fshatrave Dobroshevc me rrethinë, kanë nisur procedurat për formimin e Iniciativës Qytetare “Zgjimi”.
Kryetar i Këshillit Iniciues është zgjedhur Idriz Hajdari, i cili është zyrtar prej vitesh në Komunën e Drenasit.
DrenicaOnline ka kontaktuar me kryetarin Hajdari i cili ka thënë se në këtë drejtim janë duke punuar që një muaj, por sot është zgjedhur këshilli iniciues pas pakënaqësive me gjendjen e krijuar në Drenas sidomos pas zgjedhjeve të fundit.
Ai ka thënë se iniciativa do të shtrihet në gjithë Drenasin dhe do të jetë e hapur për të gjithë të pakënaqurit me qeverisjen komunale./DrenicaOnline/