Lladrovci takon ambasadorin e Norvegjisë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, SH.T.Z. Per Strand Sjaastad, të cilin ka falënderuar për vizitën dhe për ndihmën në vazhdimësi që i ka dhënë Norvegjia, Kosovës dhe Komunës së Drenasit.

Kryetari e njoftoi ambasadorin për zgjedhjet e jashtëzakonshmë në Drenas, si zgjedhje demokratike dhe si mesazh për gjithë vendin dhe më gjerë, po ashtu njoftoj edhe për zgjdhjen e kabinetit të tij, ku është marrë parasysh barazia gjinore, me 50% gra. Kryetari Lladrovci ka njoftuar po ashtu se Komuna ka dhënë shembull në zotimin për respektimin e zbatimit të Ligjit dhe për krijimin e kushteve sa më të mira për investitorët e jashtëm. Po ashtu njoftoj për projektet e Komunës, në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, kulturë e bujqësi dhe ftoj që të angazhohet në sjelljen e invesititorëve të huaj, pasi që Komuna e Drenasit do të ofroj siguri dhe zbatueshmeri të ligjit. Ambasadori norvegjez, SH.T.Z.Per Strand Sjaastad, e falënderoj Kryetarin Lladrovci pët pritjen dhe për gadishmërinë në vzhdimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Norvegjisë. Ai tha se tani Kosova po kalon nga faza e donacioneve në fazën e investimeve dhe shprehu kënaqësinë qe në komunë po bëhën përpjekje për krijimin e kuashteve për investime të jashtme dhe në zbatimin e Ligjit. Ai premtoi se shteti Norvegjez do të vazhdojë të angazhohet në ndërtimin dhe zhvillimin e institucioneve qendrore dhe atyre lokale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë