Deputetja e vullnetit të mirë i del në ndihmë Albanit, ja çfarë bëri ajo sot (Foto)

Alban Beqiri nga Baksi i Skenderaj ka nevojë për ndihmën e gjithë njerëzve të vullnetit të mirë. Ai është diagonistifikuar e sëmundjen e leukemisë dhe kërkohet shërim i shpejtë jashtë vendit.
Deputetaj e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu është njëra ndër shumë personat që po kërkon para për t’i ndihmuar Albanit.
“Bashkë me mikun tim Dritonin, sonte vizituam familjen e Alban Beqirit dhe i dorëzuam 1050 euro kontribut i bashkëatdhetarve tanë që jetojnë në Turku të Finlandës. Në emër timin, në emër të familjes dhe të Albanit personalisht i falënderojmë bashkatdhetarët tanë në Turku dhe gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë për shërimin e Albanit!”, ka shkruar deputetja në profilin e saj në facebook./DrenicaOnline/