Salih Dvorani i prinë listës së kandidatëve për asamble nga “Dekada e Re për Drenasin”

Doktori nga Drenasi, Salih Dvorani i është futur politikës. Ai është bartës i listës së kandidatëve për asamble me iniciativën e Driton Ajazit, “Dekada e Re për Drenasin”.
“Jam thellësisht i bindur se do i besoni sinqerisht qëllimit tim të mirë, për një Drenas ku mbizotëron ligji, e drejta e vërteta dhe përkushtimi maksimal nga shtresa më elitare, intelektuale ,profesionale ,me vyrtyte të larta njerëzore dhe qytetare”, ka thënë Dvorani, shkruan DrenicaOnline.
Statusi i plotë i Dvoranit:
Të nderuar bashkëqytetarë të Drenasit, po ju drejtohem publikisht juve sepse vendimi im është i lidhur drejtpërdrejtë me ju dhe mirëqenien tuaj.
Që 22 vite kam kontribuar me mundësitë e mia për bashkëqytetarët e mi po duke qëndruar larg çdo subjekti politik.
Unë kam vendosur të rreshtohem në listën “Dekada e Re për Drenasin”, kjo dëshmon se shoh një mundësi më të mirë për ju, për t’iu lehtësuar jetën dhe veprimtarinë tuaj.
Jam thellësisht i bindur se do i besoni sinqerisht qëllimit tim të mirë, për një Drenas ku mbizotëron ligji, e drejta e vërteta dhe përkushtimi maksimal nga shtresa më elitare, intelektuale ,profesionale ,me vyrtyte të larta njerëzore dhe qytetare!
Me vullnetin tuaj ne do ju përfaqësojmë juve denjësisht ashtu siç e meritoni në çdo instancë komunale dhe më lartë.
Kërkesat, hallet, brengat, preokupimet do të kenë një adresë zyrtare, ku ju do i adresoni e ne do të përpiqemi në maksimumin e mundësive ti zgjidhim ato për një jetë sa më cilësore të merituara me vite, por fatkeqësisht të mohuara padrejtësisht.
Përulësisht mirënjohës mbështetjes tuaj!
Me dashamirësi Dr. Salih Dvorani!
#DritonAjazi
#SalihDvorani1
#DekadaeRepërDrenasin