I riu nga Drenasi avancon si nxënës i dalluar, duke kaluar nga klasa e XI në maturë

Nxënësi i shkollës së mesme profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas, Venis Morina, është shembull i të arriturave në avancimin e tij për mësim. Pas kalimit të testimit në gjashtë lëndë, të paktën 90% të kalueshmërisë, me vendim të zv.sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Arsimit, Venisi është avancuar prej klasës së XI, për të hyrë në testin e maturës, për t’i dhënë të drejtën e shkollimit universitar, pas kalimit të testit të maturës.

Venis Morina, është i vetmi nxënës që nga paslufta, që ka kaluar këtë test për t’u avancuar në një klasë më lartë. Morina ne të gjitha garat ku ka marr pjesë, është renditur në vendet e para për arritjen profesionale, si kur ishte nxënës i shkollës fillore, ashtu edhe në shkollën e mesme.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci dhe drejtor i Arsimit, Muhamet Gjoka, i urojnë suksese Venisit në arritjet tjera të diturisë dhe inkurajojnë të rinjtë të jenë shembull i Venisit.

Foto arkivë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë