Lladrovci pret në takim rep-artistin nga Drenasi, Gent Avdyli

Kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim reperin e mirënjohur në Gjermani e Kosovë, Gent Avdyli.
Kryetari Lladrovci ka uruar për sukseset talentin e ri dhe ka thënë se gjeneratat e reja nga diaspora, po e bëjnë krenar vendin me të arriturat e tyre në botën e muzikës, sportit e kulturën në përgjithësi.
Genti, djalë i lindur në Drenas dhe i rritur në Gjermani, ka arritur të lidh kontrata me kompanitë me të mëdha në Evropë në sferën e muzikës, përkatësisht repit. Genti ka lidhur kontratë me kompaninë Universal dhe kompani të tjera.
Genti ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen, për respektin e përkrahjen që po i jep të rinjve nga Drenasi.