Lladrovci pranon librin “Mëvetësimi i sportit kosovar 1991-1999, rast i veçantë në botë”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me drejtoreshën për Kulturë, Rini e Sport, Shqipe Zogu, të martën kanë pritur në takim autorët e librit “Mëvetësimi i sportit kosovar 1991-1999, rast i veçantë në botë”, Ejup Maxhera dhe Sejdi Mërkoja, ku këta të fundit edhe kanë dhuruar tre ekzemplarë të librit.
Kryetari Lladrovci, ka përgëzuar autorët e këtij libri që përmes kësaj monografie, kanë pasqyruar më së miri sportin ne përgjithësi në Kosovë, edhe në vitet me të vështira të krijimit të sportit në Kosovë dhe pavarësimin e tij në periudhën okupuese.
Ejup Maxhera e Sejdi Mërkoja, kanë falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe në shenjë respekti e përkrahje për grumbullimin e të dhënave për sportin në Drenas, kanë dhuruar nga një libër për kryetarin Lladrovci dhe drejtoreshën Zogu, ndërsa një ekzemplarë për DKRS-në.