Mleqan: Arrestohet nën dyshimin se kanosi vëllain dhe posedonte një armë pa leje

Një person është arrestuar të hënën në Mleqan të Malishevës, me dyshimin se ka kanosur vëllain e tij si dhe për posedim të paautorizuar të armës.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti dyshohet se, për shkak të një mosmarrëveshje pronësore kishte kanosur viktimën mashkull kosovar -vëllain e tij. Njësitet policore në vendin e ngjarjes, te i dyshuari gjatë kontrollit kanë gjetur e konfiskuar një pistoletë të tipit VIZO-70 me karikator, cal-7.65 mm, dhe 2-fishekë”, thuhet në raport.
Sipas raportit i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.